ilat ishin ngjarjet më të komentuara të këtij viti? Kush u përfol, për
çfarë? Kush u nda dhe kush u bashkua? Historitë e reja dhe të rejat e
historive të vjetra. Shtatzëni dhe flirte, foto pushimesh dhe deklarata
bombastike. Ja cilët ishin personazhet që shënuan kronikën rozë gjatë
këtij viti...
- Zbuluam të parët shtatzëninë e Inva Mulës dhe fotot e
vajzës së saj, Nina, si dhe patëm të parën intervistë ekskluzive të
sopranos me famë botërore.
- Lorik Cana, ka qenë një ndër
personazhet më të përfolur gjatë këtij viti. Si fillim u përfol për
lidhjen me ish-miss-in Arnita Beqiraj, pastaj u publikua fotoja ku
shfaqej në shtrat me Arita Fejzullahun dhe së fundmi patëm historinë e
tij me Monikën, arkitekten italiane.
- Ledri Vula ka qenë një tjetër
mashkull nën shënjestër. Videoja duke u masturbuar përfundoi në
internet. Sakaq, sherri me Noizy-n, lidhja me Dafinën, rrahja nga ish-i
dashuri i saj dhe së fundmi largimi nga labeli “Babastars” e kanë vënë
hera-herës në qendër të vëmendjes.
- Jo më pak prezente ka qenë këtë
vit në media edhe diva Adelina Ismaili. Lidhja e saj me Valin dhe
deklaratat e fuqishme që ka bërë në dy intervista ekskluzive për
“Bluetooth” kanë bërë që të jetë për javë të tëra objekt diskutimi.
-
Jonida Maliqi, këngëtarja e dashur e muzikës shqiptare, pati fatin e
keq që të përflitej për krijesën më të rëndësishme të jetës së saj.
Gojët e liga sajuan thashetheme të pavërteta për djalin e Jonidës, Danin
e vogël, i cili fatmirësisht gëzon shëndet të plotë dhe çdo ditë u jep
energji familjarëve të tij për ta filluar ditën me pozitivitet. Të hënën
e 24 dhjetorit, vogëlushi festoi 1-vjetorin dhe “Bluetooth” i uron
përzemërsisht edhe 100 të tjera.
- Fotot e para familjare të ambasadorit Arvizu u publikuan në suplementin e së shtunës.
-
Flori Mumajesi që na ka kënaqur gjatë çdo muaji të këtij viti me
muzikën e tij të bukur, është bërë jo rrallëherë protagonist i
kopertinës së “Bluetooth”. Nga sherri banal me Besfort Hasanajn, tek ajo
që për shumëkënd u kthye në intervistën më të përfolur të vitit
(njëherësh më të pëlqyerën në Facebook), ku Flori për herë të parë
përmendte emrat e atyre që ishin përpjekur t’i bënin keq.
- Genta,
Ermali dhe Françeska, kanë qenë personazhet më të komentuara gjatë këtij
edicioni të “Big Brother”. E para, për publikimin e fotove erotike dhe
historitë e trazuara të dashurisë, ndërsa dy të tjerët për lidhjen e
tyre, me shumë ndarje e pajtime. Fitues i këtij edicioni u shpall Arbër
Zeka.
- Talent show-t kanë qenë gjithashtu prezentë në faqet e
suplementit me zhvillimet që kanë pasur. Në fund, fituese e “The Voice” u
shpall Rinda Bilurdagu, ndërsa e “X Factor” Sheila Haxhiraj.
-
“Dancing with the stars” këtë vit pati si triumfuese këngëtaren Elvana
Gjata, e cila kohë pas kohe ka qenë prezente në “Bluetooth” me të reja
nga jeta e saj profesionale.
- Soni Malaj u bë nënë për herë të parë
gjatë këtij viti dhe përjetimet e këtij statusi të ri jetësor, i ndau
për herë të parë me ne.
- Përfundimi i marrëdhënies 18-vjeçare të
Redon Makashit me gazetaren Elda Koçi, u publikua për herë të parë në
“Bluetooth”. Së fundmi, Koçi deklaroi për suplementin se do të publikojë
edhe një libër me historitë e saj me Redonin.
- Bleona Qereti ka
qenë në qendër të vëmendjes përgjatë gjithë këtij viti. Më në fund kënga
e saj në bashkëpunim me Timbaland u publikua dhe të gjithë shqiptarët
patën mundësinë ta dëgjonin të parët në tuor-in që këngëtarja mbajti në
disa prej qyteteve kryesore të Shqipërisë së Madhe. Tour-i pati një
jehonë të madhe në media, edhe për shkak të një videoje nudo të
këngëtares ndërsa zhvishej në backstage, që ishte xhiruar fshehtas nga
një fans.
- Inis dhe Ingrit Gjoni u bënë nëna për herë të parë.
Inisi në fund të 2011-ës ndërsa Ingriti në prill të 2012-ës. Fotot e
para të fëmijëve, Coco Antonel (Inisi) dhe Paridit (Ingriti), u
publikuan në “Bluetooth” bashkë me rrëfimet e nënave të reja.
-
Divorci i Landit të “West Side Family” nga bashkëshortja e tij Iris, ka
qenë një tjetër lajm shumë i përfolur gjatë këtij viti.
- “Otr” dhe
“Babastars” kanë qenë gjithashtu prezentë këtë vit në media, për sherret
dhe diss-et që pasuan këto konflikte trup më trup mes anëtarëve të dy
grupeve rivale të repit, me liderë Noizy-n (Otr) dhe Getor Selimin
(Babastars).
- Përballja gjyqësore më e përfolur gjatë këtij viti ka
qenë ajo mes Rezarta Shkurtës dhe Rozana Radit, nga ku Shkurta u shpall
së fundmi e pafajshme. Një tjetër histori e përfolur ka qenë ajo e
Leonard Bombajt, i cili u akuzua për pedofili nga një ish-nxënëse e tij
tek “Kripëmjaltëzat” dhe padia që bëri regjisori ndaj Stresit dhe
shokëve të tij për pengmarrje dhe kërcënime, nga ku reperi u shpall
fajtor dhe Bombaj i pafajshëm. Sakaq, lideri i “Nrg Band”, Besnik Qaka,
pati akuza për pedofili - gjyqi ndaj tij ende s’ka përfunduar - dhe
Blero u përball në gjykatë për një aksident, nga ku kishin mbetur të
plagosura dy të mitura.
- Çiljeta Xhilaga, si çdo vit, edhe në
2012-ën është përfolur gjatë për historitë e saj të dashurisë. Pas
ndarjes nga Aleksandri (fund 2011), Çiljeta Xhilaga nisi një histori të
re, veçse këtë herë partneri ishte i huaj. Një amerikano-latin, që do të
jetë njëherësh edhe babai i fëmijës që Çiljeta pret të lindë shumë
shpejt. Ky ka qenë viti i realizimit të një ëndrre të kahershme për
këngëtaren seksi.
- Kaltrina Selimi u martua këtë vit, pa një
ceremoni të mirëfilltë. Ndërkohë që, Jehona Sopi u bë nënë për herë të
parë, ndërsa Ermira Çausholli lindi vajzën e tretë.
- Genta Ismajli
përgjatë gjithë vitit u përfol për performanca provokuese, pa të
brendshme, si dhe shumë personazhe të tjera, Anxhela Martini e Aurela
Hoxha.
- Sinan Hoxha dhe Seldi janë përfolur gjatë edhe këtë vit,
për një bashkëpunim të ndërprerë në gjysmë, por që së fundmi është
ndrequr sërish. Djemtë sakaq kanë qenë prezentë në media edhe për
historitë e tyre të dashurisë. Sinanit i janë publikuar fotot e
pushimeve me një vajzë të re, ndërsa Seldit iu publikua fejesa dhe fotot
provokuese me një vajzë të quajtur Dafina. Këngëtari simpatik e ka
mohuar lajmin e fejesës.
- Sezonet e reja televizive me ndryshimet
që kanë pasur, kanë ardhur në “Bluetooth” përmes intervistave dhe
thashethemeve. Kështu, në “Vila 24” ka ardhur Oriela Nebijaj dhe zonja
Vjollca, në “Pasdite në TCH” vendin e Lirës e zuri Ulpiana Lama, në
“Dita Ime” vendin e Brunës dhe Stelës e zunë Erioni dhe Lori, Agron
Llakaj e la “Milionerin” për një show humori etj.
- Anbeta Toromani
erdhi në Tiranë për të treguar të vërtetën e lekëve të saj, të cilat
janë vjedhur nga ish-i dashuri Oni Pustina. Modeli është shpallur i
pafajshëm nga Gjykata, por balerina e famshme kërkoi drejtësinë në
Gjykatën e Lartë.
- Disa gjoba të papaguara nga politikanët më me emër në vend shkaktuan shumë zhurmë pas publikimit në “Bluetooth”.
-
Big Basta dhe Vesa Luma kanë qenë çifti më i përfolur gjatë këtij viti,
pasi më në fund këtë verë dy të rinjtë pranuan që janë të dashuruar.
Siç u mësua së fundmi, Big Basta i propozoi Vesës edhe për martesë, pas
fejesës intime në Kosovë.
- Fotot e pushimeve të Edi Ramës në Qeparo dhe daljet publike të tij me Lindën janë bërë pjesë e “Bluetooth” javë pas jave.
-
Kryetarja e Kuvendit u shfaq për herë të parë në “Bluetooth” duke
kalëruar, si dhe erdhi në suplement me një rrëfim të sinqertë për jetën,
në kopertinën e 100-vjetorit.
- Ami dhe Ermali prezantuan edhe këtë
vit spektaklin “Dancing with the Stars”. Shtatzënia e Amit dhe më pas
aborti i saj i papritur, ishin në fokus të medias rozë.
- Kastro
Zizo u bë baba i një vajze, të cilën e pagëzoi me emrin Nia, ndërsa u
nda nga bashkëshortja e tij, prezantuesja Erleta Hoti.
- Elhaida Dani u shpall fituese e “Top Fest”. Festivali u prezantua nga Ledion Liço dhe motrat Vjollca.
- Alban Skënderaj u shpall fitues i “Kënga Magjike”. Festivali u prezantua nga Ardit Gjebrea, Armina Mevlani dhe Olta Gixhari.
- Hygerta Sako u divorcua nga bashkëshorti i saj.
-
U publikua lajmi i shtatzënisë së Eneda Tarifës, Irsa Demnerit, Valbona
Çobës, Edlira Çepanit – bashkëshortes së deputetit Gerti Bogdani.
Shtatzënia e fundit që u zbulua ishte ajo e gruas së ministrit të
Financave, Ridvan Bode.
- Rozana Radi u nda nga Mc Kresha.
- Krenar Ahmeti prezantoi “Miss Globe International”.
- Kleoniki Delijorgji u shpall fituese e “Miss Shqipëria” e “Miss Globe”.
- Adrola Dushi fitoi “Miss Universe Albania” ndërsa Ersela Kurti fitoi “Miss World Albania”.
- Eliza Dushku prezantoi dokumentarin “I Love Albania”.
- Vali Corleone bëri çorap estradën me deklaratat e tij.
- Eduard Shalsi celebroi me martesë dashurinë disavjeçare me arkitekten Eranda.
- Adrijan Gaxha dhe Luana Vjollca, pas ndarjes në mes të këtij viti, u ribashkuan disa muaj më parë.
-
Dafina Zeqiri është personazhi që ka qenë çdo javë në faqet e
suplementit. Ndarja nga Krenari, lidhja me Ledrin, kopjimi i Rihannës,
deklarata e të atit, së fundmi një histori e re dashurie... Kanë qenë
këto, vetëm disa nga historitë për të cilat u përfol.
- Rona Nishliu
doli e pesta në “Eurovizion” me ‘Suus’, ndërsa festivali i këtij viti u
fitua nga Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj. Festivalin e prezantuan
Enkel Demi dhe Floriana Garo.
- Rudina Xhunga u martua me diplomatin Dritan Hila dhe është në pritje të një vajze, në muajin e fundit të shtatzënisë.
- Rita Ora vizitoi Tiranën në një koncert madhështor në qendër të Tiranës.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)
No comments:
Post a Comment