Kështu, këngëtarja e njohur Genta Ismajli do të këndojë në diskotekën “Insomnia” në Zvicër dhe për këtë mbrëmje do të paguhet 3 mijë euro. Dafina Zeqiri do të paguhet gjithashtu 3 mijë euro dhe së bashku me Adrian Gaxhën dhe Florianin do të këndojnë në diskotekën Rinora4, po ashtu në Zvicër dhe do të paguhen 4 mijë euro. Po në këtë diskotekë natën e dytë do të performojnë Elvana dhe Flori, të cilët do të paguhen nga 3 mijë euro, gjegjësisht Flori 4 mijë euro dhe Capital T, i cili do të paguhet 2 mijë euro. Eli Fara dhe Shkëlzen Jetishi do të këndojnë në Prishtinë, Eli do të paguhet 3 mijë euro, kurse Shkëlzen Jetishi 5 mijë euro.
Edhe Labinot Tahiri do të këndojë në Prishtinë, ky një nga këngëtarët më të kërkuar dhe më të paguar të momentit. Në hapjen e diskotekës Duplex në Zvicër natën e dytë të Vitit të Ri do të performojë pop diva Adelina Ismaili, e cila për këtë mbrëmje do të paguhet diku më shumë se 7 mijë euro, rekord ky i cili për momentin nuk është thyer nga ndonjë këngëtare tjetër.
(m.a/panorama/BalkanWeb)
No comments:
Post a Comment