Në Suarahu në Nepal ka përfunduar festivali ndërkombëtar tre ditor i
elefantëve, ku këto kafshë kanë garuar në gara të ndryshme sportive.
Festivali, i cili është hapur më 26 dhjetor, ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh turistësh, por edhe të banorëve lokalë.
Pjesëmarrëst kishin rastin që të kënaqen me elefantët të cilët treguan talente të shumta.
Elefantët
morën pjesë në gara të shumta, ndër to edhe në garën për elefantin më
të bukur, kurse ndër më interesantet ishte gara në futboll, në të cilën
një ekip elefantësh “rrahu” kundërshtarin, madje me rezultatin 6:0.
Ky ishte festivali i nëntë me radhë vjetor, të cilin për çdo vjet e vizitojnë një numër i madh njerëzish nga të anët e botës.
Elefantët janë pjesë e rëndësishme e kulturës nepaleze dhe një numër i madh i tyre janë të zbutur.koha.net/
No comments:
Post a Comment