Kur na ndajnë vetëm pak orë nga Viti i Ri 2013, një ngjarje e rëndë trondit qytetin e Shkodrës.
Të shtëna armësh janë regjistruar në fshatin Hot i Ri vetëm pak kilometra larg qytetit.
Dy
persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur, për shkaqe
ende të panjohura. Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të
mëngjesit.
Policia e mbërritur në vendngjarje konfirmoi se njëri
prej viktimave është shtetasi Zef Markaj, ndërsa viktima tjetër nuk
është identifikuar ende.
I plagosuri është shtetasi Gjon Markaj,
vëlla me viktimën. Ky i fundit është transportuar drejt spitalit rajonal
dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndërkohë vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.
(ma.ar/BalkanWeb)
No comments:
Post a Comment