Shpejtësia mobile 4G po vjen anembanë botës, ndërsa Kosova
po bëhet gati për 3G, dhe ka mundësi që pas dhënies së licencës nga
autoritetet, operatorët mobil në Kosovë të investojnë në 4G, nëse brezi
frekuencor do të jetë në dispozicion. Mirëpo, natyrisht se me rritjen e
shpejtësisë në internetin mobil, do të mund të shohim edhe rritje në
çmimet e pakove si dhe limitim të megabajtëve të ofruar, edhe pse deri
më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
2013-ta, viti i Microsoft?
Në vitin që po hyjmë, Microsoft do të dominojë tregun
botëror me teknologji! Të paktën kështu mendon Juniper Research. Sipas
tyre, në botë janë 1.3 miliardë njerëz që përdorin paketën Windows dhe
më shumë se 8 milionë zhvillues që krijojnë aplikacione për pajisjet e
Microsoft, fakte të cilat i japin shumë mundësi gjigantit amerikan i
cili tashmë është duke konkurruar me rivalët si Apple dhe Google përmes
platformës së saj mobile të cilën e ka fokusuar në telefonat e partnerit
– Nokia.
Televizioni
Kutia elektronike që jeton bashkë me ne në dhomë, po
vazhdon të bëhet gjithnjë e më e mençur. Secili prej nesh i cili do ta
blejë një televizor të ri në 2013, me siguri se bashkë me funksionet
bazë të pajisjes do të marrë edhe lidhje të internetit, aplikacione të
ndryshme, apo edhe mundësi që televizorin ta kontrollojë me zë.
Megjithatë, sipas analizave të Deloitte, kjo nuk do të
jetë aryseja kryesore pse njerëzit do të blejnë me qindra miliona
televizor të ri në shtëpitë e tyre. Do të jenë ekranet më të mëdha dhe
më të holla, që do të na “ngacmojnë” për ta ndërruar televizorin tonë
ekzistues me një të ri. Ekranet e televizorit nuk do të jenë të vetmet
në dhomë, pasi që njëkohësisht ka shumë gjasa që ne të përdorim edhe
telefonin apo tabletin personal.
Siguria
Ruajtja e sigurisë në pajisje do të bëhet gjithnjë e më e
rëndësishme, sepse çdo ditë e më shumë ne mbajmë me vete pajisje mobile
të cilat kanë të dhëna të ndjeshme, dhe potencialisht, mund t’i humbim
ato nëse nuk i ruajmë.
Dhe sipas parashikimeve, rreziku i madh i sigurisë nuk do
të ndryshojë shumë as në 2013-tën, përpos nëse ne vetëdijësohemi më
shumë dhe shumicën prej të dhënave të ndjeshme i ruajmë në re (cloud).
Edhe nëse e bëjme këtë, sipas firmës së sigurisë Imperva, ne përsëri nuk
do të jemi përfundimisht të sigurtë, sepse hakerët gjithnjë e më shumë
do t’i sulmojnë shërbimet e bazuara në cloud. Secila dobësi në shërbim
mund t’ua lehtësojë hakerëve të qasen në informatat tona. Prandaj,
kujdes se ku i ruani të dhënat tuaja personale. Zgjedhni vetëm shërbimet
më të besueshme.
Interneti
Nëse ju jeni në Facebook, kjo nuk është asgjë ekskluzive,
sepse të njëjtin shërbim e kanë edhe më shumë se një miliard njerëz në
mbarë botën – dhe pikërsiht për këtë arsye ne do të shohim agresivitet
më të madh të reklamave në 2013, si përpjekje e rrjetit më të famshëm
social - Facebook.com për t’ia kthyer një pjesë të investimeve
aksionerëve të saj.
Veglat elektronike
Syzet e mençura të Google, Project Glass të cilat lidhen
me internet dhe ofrojnë informacione të ngjashme në stilin e pilotit do
të dalin në shitje gjatë vitit të ardhshëm, dhe këto nuk do të jenë
veglat e vetme të cilat do të popullarizohen. Në rend është edhe ora e
mençur e Apple, iWatch e cila do të lidhet me Bluetooth dhe komunikon me
pajisjet tjera të mençura, si telefoni apo tableti. / Telegrafi /
No comments:
Post a Comment