Prezantuesja e Radio Televizionit të Kosovës, Erleta Hoti, si duket
është inatosur shumë me drejtuesin e emisionit “Zonë e Lirë”, saqë e
‘kërcënon’ publikisht për publikimin e ‘mëkateve’ të këtij të fundit në
Kosovë.
“Dedicated to Arian Cani. Po vazhdove me këto budallallëqe
televizive, do kesh dhuratë për Vit te Ri një storie ekskluzive për të
gjitha mëkatet e tua që ke bërë në Kosovë. Jo ketë vit, por sa herë që
kë qenë këtu. Me foto, fakte dhe data. Kaq!”, shkruan Erleta në postimin
e saj në Facebook.
Erleta para pak muajsh është divocuar nga këngëtari Kastro Zizo, i
cili është mik i Arian Çanit, dhe njëri nga protagonistët më të shpeshtë
të emisionit të tij televiziv ‘Zonë e Lirë’.
Ende nuk dihet cfarë ka shkatuar zemërimin e drejtueses së Radio
Televizionit të Kosovës, por kujtojmë se ndarja e Erletës me Kastro
Zizon, ndodhi pikërisht pas pjesëmarrjes së këtij të fundit në ‘Zonë e
Lirë’, ku Zizo kishte bërë sjellje të pahijshme, të cilat ishin
vlerësuar si të papranueshme nga Erleta. Zizo kishte kërkuar falje për
sjelljet e tij, por Erleta vendosi ti jape fund martesës./BalkanWeb
No comments:
Post a Comment