Oborri mbretëror suedez njoftoi ditë më parë se princesha Madeleine dhe
fejuari i saj, Christopher O'Neill, do të martohen më tetë qershor të
vitit të ardhshëm. Vajza më e re e mbretit, Karl Gustav XVI dhe
mbretëreshës Silvia është e fejuar me bankierin 38-vjeçar nga New Yorku,
me prejardhje britanike, Christopher O'Neill."Dasma e princeshës
Madeleine dhe Christopher O'Neill do të mbahet të shtunën, më tetë
qershor të vitit 2013 në kishën e pallatit mbretëror në Stokholm",
shkruante në një deklaratë të oborrit mbretëror suedez.
Përfaqësuesi
i familjes mbretërore suedeze, Bertil Tenerte deklaroi se dasma e
princeshës Madeleine do të jetë më modeste sesa dasma e motrës së saj,
Victoria, e cila është martuar dy vjet më parë në Stockholm të Suedisë.
Princesha
30-vjeçare Madeleine është fëmija i dytë i mbretit Gustavi i XVI dhe
trashëgimtarja e katërt e kurorës suedeze. Ajo dhe fejuari i saj jetojnë
së bashku në New York.
Vajza më e madhe e mbretit, pretendentja e
fronit, princesha Victoria (35) u martua në qershor të vitit 2010 me
ish-mësuesin e saj të edukatës fizike, Daniel Westling. Victoria dhe
Madeleine kanë një vëlla, 33-vjeçarin Carl Philip.
koha.net
No comments:
Post a Comment