Anjeza Shahini, e cila mori çmimin e dytë në Festivalin e 51-të të
Këngës në RTSH, ku konkurroi me këngën e titulluar “Love”, ndihet e
lumtur, sepse kjo fjalë përkon me momentet speciale që ajo po kalon në
jetë.
Anjeza nuk e fsheh që është e dashuruar me një djalë nga
Anglia të quajtur Pol, me të cilin njihet prej dy vjetësh, por ende
refuzon të flasë për këtë histori. Tashmë që sapo ka kaluar zhurma e
festivalit, ku Anjeza ishte pse jo pretendente për çmim të parë, me një
këngë shumë të bukur dedikuar dashurisë së vërtetë, ajo po përgatitet të
udhëtojë drejt Londrës më 13 janar, për të qenë pranë tij, djalit që
s’ka lidhje me artin dhe që është i angazhuar me politikë. Ndonëse
lidhja nuk është bërë ende zyrtare, këngëtarja veç ka konfirmuar se po
jeton një dashuri të vërtetë me një të huaj, shkruan gazeta Panorama e
Tiranës.
koha.net
No comments:
Post a Comment