Kur jashtë bën ftohët të gjithë më me dëshirë qëndrojmë në dhomën e
ngrohtë sesa të vrapojnë në shi dhe borë. Por, kjo nuk do të në ndihmojë
që të ndihemi më mirë fizikisht dhe psikikisht. Prandaj nutricionistja
parisiene, Juliette McGannon, këshillon lexuesit se si të ruajnë mendjen
dhe trupin e shëndoshë gjatë dimrit.
E para, harroni letargjinë
dimërore. Gjatë dimrit trupi ynë i tregon trurit që është ftohtë dhe që
ka nevojë për më shumë yndyra. Prandaj në muajt e dimrit hamë më shumë,
dhe sigurisht grumbullojmë kilogramët e panevojshëm.
Ndiejmë
nevojë më të madhe për ushqimin me shumë sheqer, i cili në sistemin
biokimik në trup vepron njëjtë si droga. Juliette McGannon është e
bindur se si bora “shtyn” trurin për të konsumuar çokollatë. Për ata që
nuk mund ta kontrollojnë këtë, plani më i mirë është që tërësisht të
ndërpritet ngrënia e ëmbëlsirave, por edhe ushqimet tjera me shumë
yndyra dhe alkool. E dimë është vështirë, por ia vlen të provohet.
Në
vend të ushqimit të pashëndetshëm mbushuni me acidet yndyrore të mira
omega 3, si edhe me vitaminë D, e cila njëkohësisht redukton rrezikun
nga kanceri i gjirit dhe zorra e trashë, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Omega 3 gjendet në acidet yndyrore, si salmoni, sardelet, tuna, harenga
ose skumbri.
Përveç ushqimit, i rëndësishëm është edhe
aktiviteti fizik. Prandaj, në vend se të rehatoni nën batanije, dilni në
shëtitje ose vraponi nëpër shkallë nëse e keni shumë ftohtë jashtë.
Lëvizja do të gjenerojë formimin e endokanabinoideve kimike pozitive të
cilat ndihmojnë në forcimin e imunitetit.
Gjatë muajve të dimrit e
rëndësishme është të ruani edhe shëndetin e lëkurës suaj. Qasja
holistike është më e mira, dhe kjo nënkupton mbajtjen e lëkurës të
freskët përbrenda. Vetëm pas kësaj lëkura do të duket mirë edhe nga
jashtë. Pini shumë ujë dhe çaja bimorë, por shmangni ujin e rubinetit, i
cili përmban kimikate si klori. Kundër tharjes së lëkurës më të mira
janë kokrrat Goji dhe Wolfberry, të cilat kanë veçori antioksidative
dhe terapeutike. Ndërsa në fund vijnë maskat për fytyrë të cilat i
përdorni një herë në javë për heqjen e qelizave të vdekura./koha.net/
No comments:
Post a Comment