Ky burrë në Manila të Filipineve ka zgjedhur një mënyrë të veçantë
për të festuar mbërritjen e Vitit të Ri kinez të Gjarprit. Burri është
fotografuar duke përqafuar gjarpërinjtë e tij pitonë, mes tyre janë edhe
një piton albino burmez.
Pitonët burmezë njihen si gjarpërinjtë
më të gjatë në botë. Ata mund të arrijnë mbi 7 metër gjatësi dhe
peshojnë deri në 90 kg. Këta gjarpërinj jetojnë zakonisht nëpër pemë.
Ata janë notarë shumë të mirë, në disa raste të aftë për të qëndruar nën
ujë deri në 30 minuta.
Duke qenë se kanë një shikim të dobët, ata orientohen përmes receptorëve
kimikë në gjuhën e tyre për të kapur gjahun, të cilin e mbysin me trup
duke e shtrënguar.
gazeta-shqip.com
No comments:
Post a Comment