Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja beson
se do të ketë edhe një ngritje pagash për mësimdhënësit, ashtu siç ka
premtuar kryeministri Hashim Thaçi. Buja në një intervistë
për numrin festiv të gazetës “Epoka e Re”, ka thënë se gjatë vitit 2012
janë shënuar të arritura të shumta në arsim.
Si më të rëndësishme ai e ka veçuar Abetaren e përbashkët dhe
ratifikimin e vendimeve për dy universitetet publike, të Pejës dhe të
Prizrenit.
Është i bindur se procesi i dialogut me Serbinë do të krijojë
lehtësira për kyçjen në sistemin arsimor të Kosovës edhe të komunitetit
serb.
Edhe pse thotë se nuk ka përputhje mes arsimit profesional dhe tregut
të punës, është i bindur se themelimi i Agjencisë për Arsim dhe Aftësim
Profesional do ta ndihmojë këtë segment të arsimit.
Madje, sipas tij, synohet të krijohen kuadro edhe për jashtë Kosovës.
Buja i ka mohuar përçarjet brenda kabinetit të Ministrisë së Arsimit,
ndërsa ka premtuar ndërtimin edhe të 27 shkollave të reja. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment