Edicioni i ri i “Big Brother Albania”, pritet të fillojë në muajin
shkurt, me një formulë të re, që vjen për herë të parë në historinë e
këtij reality show.
Ky do të jetë “Big Brother”-i i sekreteve dhe ata që do të futen në
shtëpi do të kenë me vete secili nga një sekret shumë të rëndësishëm që
lidhet me jetën e tyre dhe që nuk e kanë thënë kurrë më parë. Gjatë
qëndrimit në shtëpi, detyrat kryesore për çdo banor do të jenë dy: të
ruajnë sa më gjatë sekretin e tyre dhe të zbulojnë sa më shpejt sekretin
e tjetrit. Këto detyra do të merren seriozisht nga konkurrentët dhe do
të jenë në vëmendjen e tyre gjatë gjithë kohës. Në çdo moment ata duhet
të jenë të kujdesshëm në të folur apo në veprime për të mos zbuluar se
çfarë fshehin, dhe njëherësh duhet të jenë vigjilentë e të studiojnë të
tjerët në çdo moment që të zbulojnë sekretin e tyre. Këto detyra janë të
rëndësishme, sepse prej tyre varen qëndrimi në shtëpi dhe buxheti
personal që do të mund të fitojë secili.
Përpos çmimit kryesor, banorët do të kenë mundësinë të dalin nga loja me
para të fituara në bazë të zbulimeve që do të bëjnë, shkruan “Gazeta
Shqiptare”. Zbulimi i një sekreti e penalizon konkurrentin që zbulohet,
duke e përjashtuar menjëherë nga loja dhe i jep mundësinë zbuluesit që
të fitojë para ose mundësinë për të qëndruar më gjatë. Duket e
komplikuar, por për këtë do të ndërtohet një formulë që do t’i
shpjegohet herë pas here shikuesve në mënyrë që publiku të jetë sa më i
qartë.
Vendimi në fund do të jetë gjithmonë në dorën e publikut. Por kjo lloj
formule e re do të bëjë që të gjithë banorët të kenë një qëllim të
caktuar, një mundësi përfitimi: të ndjejnë gjatë gjithë kohës rrezikun
nga njëri-tjetri dhe të përqendrohen tek një mision i caktuar.
Prezantuese e show-t edhe gjatë këtij viti do të jetë Arbana Osmani, e
cila ka deshmuar me vite se i shkon shumë për shtat këtij formati.tung.ch
No comments:
Post a Comment