Një agjenci udhëtimesh në Mal të Zi u mundëson njerëzve të bëjnë pushime në zonën e quajtur “Blue Train”(fotoja është e kësaj zone), e cila është ndërtuar në vitin 1959, posaçërisht për Titon, i cili sundoi Jugosllavinë nga vitet 1945-1980. Sipas njohësve të trenit dhe të apasionuarit pas udhëtimeve, treni është një nga më luksozët në botë, shkruan "Balkan Insight".
Tani udhëtarëve u mundësohet që të bëjnë një udhëtim 12 orësh, ku do të eksplorojnë gjurmët e Titos, bisedat e tij, drekat, darkat etj. Udhëtimi nis në orën 07:00 nga Beogradi, deri në mbërritjen e në Tivar, në Mal të Zi, në 19:00. Ekskursioni është e kombinuar me një qëndrim të shkurtër në Beograd dhe një qëndrim më të gjatë në bregdetin malazez të Adriatikut.
Ish-Presidenti Josif Tito mund të këtë bërë shumë të këqija, por gjerat që ai ka lënë pas janë ende komplekse dhe ka shumë nostalgji për atë, në disa nga vendet trashëgimtare të Jugosllavisë, ku sundimi i tij mbahet mend si një kohë të paqes dhe të luftës.
/Shekulli Online/
No comments:
Post a Comment