Paketa ligjore për 2013, që do të përfshijë reformën e
administratës publike sipas ekzekutivit të vendit, përmbush detyrimet që
dalin nga vërejtjet e theksuar nga Studimi i fizibilitetit për Kosovën.
Besim Kajtazi, drejtor i Zyrës ligjore në Qeveri tha se risi e kësaj
pakete janë ligjet për pagat e shërbyesve civilë dhe institucioneve të
pavarura.Qeveria e Kosovës pretendon se ka përfshirë në
programin ligjor të këtij viti të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me
reformën e administratës publike sipas kritereve të kërkuara nga
Bashkimi Evropian.
Besim Kajtazi, drejtor i Zyrës ligjore në Qeveri të Kosovë thotë se risi
në këtë paketë legjislative është ligji që definon pagat e shërbyesve
civil dhe stafit politik. “Ligji për shërbimin civil dhe për pagat,
ligje këto për të cilat është nevoja të ndryshohen. Ajo që është risi,
është problemi që prapë është paraparë ligji për pagat e funksionarëve
publik sepse ende nuk është e mbuluar kjo pjesë jashtë shërbimit civil,
në sistemin e pagave. Dhe e dyta është problemi i institucioneve të
pavarura , që i përgjigjen kuvendit, ligj i ri që parashihet”, tha
Kajtazi, raporton Radio Kosova.
Ndërsa, Ministri i Administratës publike, Mahir Jagxhillar thotë se
janë plotësuar të gjitha kriteret ligjore që dalin nga studimi i
fizibiliteti të BE-së për Kosovën. “Prej neve është kërkuar që gjatë
kësaj periudhe të përfundojmë të gjitha hapat afatshkurtër dhe ne me tri
projektet rregulloret dhe me një vendim për akomodimin e Avokatit të
Popullit, e kemi përmbushur edhe këtë kërkesë. Gjithashtu me sistemin e
ri të punës, me klasifikimin e vendeve të punës dhe organizmin e vendeve
dhe sistematizimin e vendeve të punës do të kemi një pasqyrë shumë më
të qartë ku do të vlerësojmë”, theksoi ministri Jagxhillar.
Ndryshe në Studimin e fizibilitetit të 2012, ndër të tjerat thuhet se
vonesat në zbatimin e legjislacionit të ri minojnë krijimin e një
administrate publike profesionale dhe krijojnë kushtet për një vakum
ligjor që është i dëmshëm për procesin e reformës. Në afat të shkurtër,
Kosova duhet të miratojë të gjitha aktet nënligjore për ligjet mbi
shërbimin civil si dhe pagat për shërbimin civil. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment