Keni dëgjuar për zbardhje dhëmbësh për të
pasur një buzëqeshje sa më tërheqëse, por femrat në Senegal dinë një
mënyrë tjetër: nxirjen e mishit të dhëmbëve me anë të tatuazhit.
Vajzat e vendit afrikan thonë
se paraardhësit e tyre e kanë praktikuar këtë metodë që jep një
buzëqeshje më të bukur, mbron mishrat e dhëmbëve dhe largon erën e keqe
të gojës.
Kjo procedurë është bërë publike pasi një video
është hedhur në rrjet. Një grua me emrin Marieme nxin mishrat e dhëmbëve
në një seancë shumë të dhimbshme që është klikuar nga rreth 20 mijë
persona.
Nuk ja rekomnadoj askujt. Është një
torturë e vërtetë”, thotë vajza pasi mbaron, por po e njëjta video
tregon se pas disa ditësh ajo është shumë e lumtur me rezultatin.
Gruaja që bën tatuazhe të tilla
theksoi: “Kjo ka qenë një traditë e femrave të vendit tonë, por kohët e
fundit ka rënë interesi. Femrat nuk duhet të kenë mishra dhëmbësh të
kuq. Një buzëqeshje e bukur tërheq meshkujt.”top-chanel.tv
No comments:
Post a Comment