Gazeta britanike “The Independent” shkruan
për prova të qarta dhe të pakundërshtueshme që tregojnë se
ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy ka marrë rreth 50 milion euro
nga ish-diktatori i libian, Muamar Gadaffi.
“Independent” citon një
burim të afërt me grupin hetimor francez që është ngritur për të
zbardhur zërat në fjalë. Sipas këtij burimi, një biznesmen libanez, i
identifikuar si Ziad Takieddine emri i të cilit doli gjatë hetimeve si
ndërmjetës në dhjetra transaksione monetare mes Francës dhe vendeve të
Lindjes së Mesme, ka rrëfyer para hetuesve në Paris se Sarkozy ka
përfituar rreth 50 milion euro nga Gaddafi.
Gjithnjë sipas
gazetës britanike, biznesmeni mësohet të ketë deklaruar se është në
gjendje të dokumentojë me prova të pakundërshtueshme se fushata
zgjedhore e Sarkozy në 2006 dhe 2007 është financuar fuqimisht me paratë
që mbërrinin nga Tripoli.
Takeddine thotë se edhe pas
zgjedhjes në krye të Francës, në llogaritë bankare të Sarkozy u derdhën
të tjera para nga Gaddaffi. Ndërkohë, burime pranë ish-presidentit i
cilësojnë këto akuza si “të pavërteta dhe të turpshme”.top-channel.tv
No comments:
Post a Comment