Nuk do të lejojmë të nëpërkëmben as ideali i dëshmorëve, as pllaka
përkujtimore, e as simbolet kombëtare, ka thënë Jonuz Musliu,
ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc,
tani lider i Lëvizjes së Progresit Demokratik.
“Nuk e di pse ua vret syrin zyrtarëve të Beogradit ajo përmendore, e
cila nuk është vendosur në qendër të Preshevës për të provokuar askënd.
Jo vetëm ne, por çdokush respekton dëshmorët", ka thënë Musliu për
gazetën “Epokën e Re”.
Ai shton se beson se nuk do të ndodhë prishja e pllakës përkujtimore
kushtuar dëshmorëve, por deri te zgjidhja e çështjes shqiptare në
Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Përkitazi me këtë, ai ka kërkuar nga
Prishtina “t’i tregojë muskujt në zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në
Luginën e Preshevës”.
“Pllakën s’e heqim. Nëse tenton Beogradi ta heqë, nuk dihet si do të reagojmë”, ka thënë ndër të tjera ai./Indeksonline/
No comments:
Post a Comment