Një person, i moshës rreth 58 vjeçar ka vdekur si pasojë e
plagëve të marra nga armë zjarri, pas një sulmi të armatosur në
Mitrovicë, rreth orës 23:50min të së enjtes.
Incidenti është
raportuar të ketë ndodhur disa minuta para mesnatës, ndërsa viktima
H.Hyseni, rreth 58 vjeçar, ishte sulmuar me armë zjarri duke u plagosur
në kokë, me ç’rast ka pranuar plagë vdekjeprurëse, dhe i njëjti është
konfirmuar pa shenja jete, në vend të ngjarjes, përkatësisht në
ballkonin e shtëpisë së tij, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
“Hetuesit policor të drejtorisë rajonale të hetimeve në Mitrovicë së
bashku me teknikët e kriminalistikës, nën udhëheqje të prokurorit
publik, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe inicimin e
procedurave të rastit të vrasjes së rëndë”, thuhet në kumtesë.
Së paku tri lokacione të ndryshme janë kontrolluar nga policia pak
çaste pas rastit të vrasjes së raportuar, ndërsa nuk është raportuar për
persona të arrestuar deri në këto qaste.
Hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin e rrethanave të plota të rastit dhe ndërtimit të motivit të mundshëm.
Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit publik, është
dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.
/Telegrafi/
No comments:
Post a Comment