Dukej si alternativë më krijuese për të shtruar dyshemenë e Galerisë së
saj të re, Mel Angst, të quajtur “Artisan Tatoo and Coffee Gallery”, në
Pensilvani. Duke përdorur 250 000 qindarka, Angst dhe grupi i saj i
punës shpenzuan më shumë se 300 orë për të vendosur në vendin e vetë çdo
qindarkë. Rezultati: krijimi i jep galerisë një pamje të veçantë, nivel
të lartë artistik dhe shumë sharm dhe si bonus shtesë, Angst arriti të
kursente ca dollarë me këtë zgjedhje.Vetë artistja shprehet: “Zbulova që
shkon shumë më lirë t’i ngjis qindarkat në dysheme se sa të blej
pllaka”. I gjithë projekti kushtoi rreth 2500 $, sipas Angst dhe sipas
llogarive asnjë pllakë nuk do të kushtonte më lirë se aq, mbi të gjitha
nuk do të ishin aq të bukura sa fytyra e Abraham Linkolnit.Por çmimi nuk
ishte i vetmi problem, problemi qëndronte në gjetjen e personave që do
të bënin këtë punë. Duhej një grup vullnetarësh që të punonin 10 deri në
16 orë në ditë për 3 javë rresht. Për njerëzit që punuan në mënyrë
vullnetare nё shtrimin e dyshemesë, Angst iu bëri dhuratë nga një
tatuazh.
arenashqip.com
No comments:
Post a Comment