Washington, 5 janar – 50 vjet më parë në Washington një fëmijë la
biçikletën e tij pranë një druri dhe shkoi për të luajtur me
bashkëmoshatarët. Kur u kthye nuk e gjeti më atë.
Sot, 50 vite më vonë biçikleta u rishfaq “e gëlltitur” nga një dru,
duke u shndërruar në një vepër arti që vetëm nëna natyrë di të krijojë.
Imazhet e biçikletës në mes të trungut të drurit u shfaqën thuajse një
vit më parë në gazetën lokale “Discover Washington State”, që atëherë
shkruante se Helen Puz, 99 vjeç mbeti e habitur kur i pa dhe rrëfeu se
bëhej fjalë për biçikletën e humbur në vitin e largët 1954 të djalit të
saj Don, transmeton TCH.
Në atë vit, rrëfen e moshuara, më vdiq bashkëshorti, fqinjët dhe
komuniteti na ndihmuan me dhurata, mes tyre edhe biçikleta për djalin
tim.
Aktualisht imazhet po bëjnë xhiron në internet dhe janë shndërruar në
burim frymëzimi për një dokumentar në një televizion japonez, ndërsa
vendi po vizitohet nga qindra persona për ta parë nga afër atë./arena.com/
No comments:
Post a Comment