Vesa Luma pati një vit të mirë, si për nga ana profesionale, ashtu
edhe nga ana emocionale. Ajo gjatë vitit 2012 u fejua me reperin nga
Shqipëria, Big Basta, sikurse që pati edhe hite gjatë këtij viti.
Mirëpo, e gjithë kjo do të shkojë në histori, pasi që Vesa, 26-vjeçare, i është përveshur punës për albumin e saj të ri.
“Pas një viti intensiv dhe pas 3 ditësh pushimi zyrtar, filloi puna
superintensive për gjysmën tjetër të albumit.. See you sooon )”, shkroi Vesa në Twitter.
Ajo edhe kësaj here nuk harroi që t’i falënderojë fansat e saj që e përcjellin në Twitter.
“Gati 14 000 fansa. Krenohem me twitt-fansat e mi, shumë dashuri për juve”, shkroi Vesa në Twitter. /Dukagjini.com
No comments:
Post a Comment