Rënia e temperaturave ka rritur numrin e të sëmurëve me virozët e
stinës. Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se këto ditë ka pasur
një fluks të pacientëve në qendrat spitalore. 12 mijë raste të reja
gjatë një jave kanë marrë shërbimin mjekësor pranë qendrave spitalore.
Ky numër është i ulët krahasuar me një vit më parë, e megjithatë ISHP
bën thirrje për të bërë vaksinën antigrip.
Nga rastet e paraqitura te mjeku rezulton se dominojnë të sëmurët me
infeksione respiratore, qoftë të infeksione respiratore të poshtme qoftë
të sipërme. Gjithsej janë 11 170 raste që kanë këtë diagnozë.
Një problem i hasur gjatë vizitave te mjeku është dhe diarreja. 900
raste me diarre janë të regjistruara nga Instituti i Shëndetit Publik.
Strukturat shëndetësore apelojnë për bërjen e vaksinës antigrip, në
mënyrë të veçantë ata persona që vuajnë nga sëmundje kronike, që kanë
imunitet të dobët si fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna. Sipas
mjekëve kjo është mënyra për të shpëtuar nga virozët e stinës. Vaksinat
mund të bëhen pranë qendrave shëndetësore.
Mjekët këshillojnë gjithashtu përdorim me kriter të antibiotikëve,
vetëm sipas përshkrimeve nga mjeku. Që në shfaqjen e shenjave të para të
gripit, vetë të prekurit mund të përdorin ilaçe që shërbejnë për këtë
periudhë të tilla si paracetamoli, apo bustinat të cilat shkrihen në ujë
përpara se të pihen. Mund të përdoren tri të tilla gjatë një dite.
Është e rëndësishme që një të konsumohet në darkë në mënyrë që gjumi të
bëhet i qetë.
Gjithashtu rekomandohet përdorimi i lëngjeve, frutave dhe çajrave të
shumëllojshme me prejardhje bimore, që japin efekte lehtësuese në rrugët
e frymëmarrjes dhe në fyt dhe që kanë efekt zbutës të kollës. Po ashtu
qëndrimi në ambiente të ngrohta dhe konsumi i suprave të ngrohta.
Zarzavatet nuk mund të mungojnë në tavolinë gjatë kësaj periudhe.
Agjencia e Shërbimit Rajonal bën me dije se vetëm gjatë një dite janë
bërë 50 vizita të cilat janë diagnostikuar me virozë ose kanë qenë të
sëmurë kronikë, kjo nuk ka pasur të bëjë me festat e fundvitit.
Vitin e kaluar rastet ishin më të shumta në numër, por kjo nuk do të
thotë që situata duhet neglizhuar, përkundrazi vetë qytetarët duhet të
tregohen më të kujdesshëm dhe të mos ekspozohen ndaj gripit dhe virozëve
të stinës.
Qepa lufton gripin
Një qepë në ditë mban larg sëmundjet dhe në periudhë virozësh lufton
gripin, prandaj më e mira është që ta marrim atë në formën që i humbet
sa më pak vlerat ushqyese. Në gatime qepa ndryshon shijen dhe vlerën
ushqyese. Një qepë e prerë humb një pjesë të lëngut dhe aromën.
Ka nga ata që e konsumojnë të gjallë për shoqëruar gjellra të
ndryshme. Disa amvisa e shmangin përdorimin e saj për arsye banale,
ngaqë u lotojnë sytë ose ngaqë mbajnë erë duart.
Por vlerat ushqyese janë të njohura që në nga mjekësia e lashtë. E
pasur me proteina, kalcium, magnez, vitamina B1, B3, B6, B9, E etj, ajo
është në gjendje të luftojë gripin dhe të ndikojë pozitivisht në
zgjerimin e venave të gjakut. Është ilaç për nervat dhe për plagët e
lehta të cilave nëse u vendoset qep përsipër shërohen shpejt. Gjethet e
qepës së njomë përmbajnë proteina, sheqer, vitaminë A dhe C.
Era karakteristike e qepës i detyrohet vajit eterik që ka përmbajtje squfuri.
Qepa ndihmon shumë tretjen, pasi vepron për lirimin e acidi klorhidrik në stomak.
Prania e këtij acidi luan rol në zhdukjen e baktereve të dëmshme, që
hyjnë në stomak bashkë me ushqimin. Vaji eterik i qepës shkatërron
sekrecionet helmuese të baktereve. Në mungesë të antibiotikëve, mënjanon
infeksionet për pak kohë. Përdorimi i qepës së gjallë pastron sistemin e
frymëmarrjes. Ka veti kuruese për astmën si dhe bën mirë të përdoret
nga ata që vuajnë nga sistemi nervor.
Qepa e kuqe ndihmon për të parandaluar osteoporozën për shkak të
përmbajtjes së lartë të kuercetinit, një familjes antioksidantësh me
efekt të lartë.
Ndikon gjithashtu në çlirimin e akumulimit të parregullt të lëngjeve në organizëm, zakonisht në bark.
Mos e përdorni qepën në rast se keni ndërmend të dilni nga shtëpia.
Përdoreni atë në vaktin e darkës. Edhe në këtë rast mirë është që për të
shmangur erën e qepës nga fryma jua, përtypni pak majdanoz ose
nenexhik.
Për të hequr erën e qepëve nga duart kur e ke i përdorur atë në gatim, mjafton të përdorni lëng limoni.shekulli.com
No comments:
Post a Comment