Në bazë të studimeve të shkencëtarëve të universitetit në
Oxford, substanca psiko-aktive që gjendet në kanabis nuk zvogëlon
intensitetin e dhimbjes, por e bën atë më të durueshme. Skanimi
i trurit ka zbuluar se substanca 'THC' zvogëlon aktivitetet në
regjionet që ndërlidhen me aspektet emocionale të dhimbjes. 'THC' kishte
efekt të fortë në disa pacientë, derisa disa të tjerë kishin pësuar
vetëm ndryshime të vogla.
Udhëheqësi i studimeve, dr. Michael Lee, pohon se kanabisi nuk ndikon
si ilaç konvencional kundër dhimbjeve. Ai thotë se disa njerëz kanë
reaguar mirë ndaj tij, përderisa disa të tjerë kanë ndier pak apo aspak
relaksim. "Incizimet e trurit tregojnë zvogëlim të dobët në regjionet që
kanë lidhje me ndjeshmërinë e dhimbjeve. Kanabisi në fakt ka efektin në
reaksionin emocional në dhimbje", thotë Lee.
"Nga pjesëmarrësit në hulumtim, kemi vërejtur se ata që kishin marrë
"THC" nuk kishin lajmëruar ndryshim në intensitet, por dhimbja u kishte
penguar më pak", thotë Lee. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment