Los Angeles, 3 janar – Starleta amerikane dhe yll i realit show, Kim
Kardashian, e cila para disa ditësh njoftoi se është shtatzënë, do të
mund të fitonte mbi 15 milionë dollarë vetëm në saje të shtatzënisë së
saj. Një burim i afërt me familjen e saj iu tha gazetarëve se Kim tashmë
është duke negociuar lidhur me shitjen e së drejtës televizive për
përcjelljen e shtatzënisë së saj.
“në rast të tillë, kamerat do
të ndiqnin vizitat e saj në spital dhe përgatitjet për ardhjen e
foshnjës në jetë deri në lindjen e foshnjës. Kim që tashti ka oderta të
shumta për reklamimin e produkteve të ndryshme për foshnja dhe prindër”,
tha ai burim për gazetën Sun.
Pra, Kim Kardashian di
shkëlqyeshëm të përfitojë nga e tëra që ngjet rreth jetës së sdaj, kurse
popullaritetin e ka fituar me një porno film shtëpiak, ndërsa para të
majme ka përfituar edhe me shitjen e së drejtës televizive për martesën e
vitit të kaluar me basketbollistin Chris Humphries, nga i cili u
divorcua pas vetëm disa muajsh. koha.net
No comments:
Post a Comment