Yjet e Hollywoodit, Bradly Cooper dhe Zoe Saldana, raportohet se i kanë dhënë fund romancës së tyre për herë të dytë.
Çifti,
siç është raportuar, kanë ndarë rrugët e tyre para Krishtlindjeve, të
cilën fillimisht është menduar se do ta festonin së bashku.
Përfundimi
i marrëdhënies besohet se ka ardhur pas angazhimeve të shumta të Cooper
me filmin e tij të nominuar për “Oscar”, “Silver Linings Playbook”.
Sipas një burimi thuhet që Zoe kishte planifikuar që t`i kalonte pushimet me Bradley dhe familjen e tij në Evropë.
“Ata
planifikonin që të shkonin në Paris, por nuk funksionuan gjërat midis
tyre. Zoe kaloi festat e fundvitit me shoqërinë në Miami”, ka thënë
burimi.
Çifti ishte duke u takuar për tre muaj pas ndarjes në muajin mars dhe ribashkimit të tyre në shtator. /koha.net/
No comments:
Post a Comment