Kompania që qëndron prapa YouTube, ka vendosur që të fshijë klikimet
false të krijuara në këtë faqe, që së fundmi shfrytëzohen si matës
suksesi për shumë këngëtarë.
Si pasojë, shikueshmeria e videove të publikuara është zvogëluar për rreth 2 miliardë klikime, njofton Huffington Post.
Ky veprim i ndërmarrë ditë më parë, ka goditur edhe këngëtarë të
njohur të muzikës botërore, si Rihanna, Beyonce, Nicki Minaj, Kanye West
e Justin Bieber.
Megjithatë, një hit i madh duket t'i ketë të gjitha klikimet reale.
Videoklipi i PSY, "Gangnam Style", ka edhe më tutje shifrën prej më
shumë se 1 miliardë klikimesh, që mbetet rekord në You Tube.
/Indeksonline/
No comments:
Post a Comment