Një vajzë tinejxhere nga Kalifornia ka përfunduar në burgun për të
mitur, për shkak se i kishte droguar prindërit e saj, vetëm e vetëm për
t’u qasur në internet.
Prindërit e vajzës nuk e lënin atë të
qasej në internet pas orës 22:00, gjë që, sipas mendimin të saj, ishte
“dënim” shumë i ashpër për të, raporton policia në Rocklin.
Kështu, vajza e re kishte futur në qumështin e prindërve përbërjen e pilulave të gjumit.
Prindërit
kishin vërejtur se qumështi i tyre kishte një shije të çuditshme dhe
nuk e kishin pirë atë në tërësi. Megjithatë, edhe ajo sasi që e kishin
pirë, u mjaftoi që pas më pak se një orë të binin në gjumë të thellë –
ndërsa vajza pati qasje të pakufishme në internet.
Të nesërmen,
kur u zgjuan, prindërit dyshuan se ndonjë substancë e dyshimtë ishte
përzier në koktejin e qumështit që e kishin pirë. Dyshimi i tyre doli i
saktë kur bënë një test mjekësor.
E bija dhe shoqja e saj u
arrestuan për konspiracion dhe për shkak të përzierjes se produkteve
farmaceutike në ushqim. Ajo bashkë me shoqen e saj u dërguan në qendrën e
paraburgimit për të mitur në Placer County.
Në vijim e keni kronikën televizive për këtë rast. /Dukagjini.com
No comments:
Post a Comment