Qentë dhe macet? Mbajini larg nga shtrati juaj. Kjo pasi, ekspertët kanë
paralajmëruar se edhe pse kanë një prani pozitive në jetën tonë, ato
mund të jetë burim i vërtetë infeksioni dhe sëmundjesh, nëse nuk merrni
masat e duhura. Në fakt, sipas hulumtimit të kryer së fundmi nga
Universiteti i Kalifornisë, janë disa infeksione apo sëmundje serioze që
qentë dhe macet mund të transmetojnë tek njerëzit nëse ata ndajnë të
njëjtin shtrat me ta. Kështu, studiuesit e Kalifornisë, përmendin rreth
kësaj raste të ndryshme, si ai i një fëmije 10-vjeçar në Arizona, të
cilit iu infektua keqazi një plagë pasi fjeti me qenin. Ndërsa një grua
angleze, u sëmur me meningjit nga qeni i saj. Sikundër, edhe një çift
është infektuar me MRSA (sëmundjen e shkaktuar nga stafilokoku), në
mënyrë të përsëritur, për shkak të pranisë së vazhdueshme të qenit nën
çarçafët e tyre. Por kjo nuk mbaron këtu. Lista e hartuar nga
studiuesit, përfshin gjithashtu sëmundje të tilla si qerja (një lloj
kërpudhe), sëmundje inflamatore, sëmundje zorrësh, ose edhe rënia e
dukshme e flokëve./arenashqip.com/
No comments:
Post a Comment