Cilat janë nuancat më të popullarizuara të dizajneve të interiereve
për vitin 2013? Kjo varet nga ajo se çfarë ju kërkoni. Derisa gama e
ngjyrave më në trend ndryshon varësisht prej analistit, mund të
thuhet se disa nuanca të caktuara janë duke u shfaqur në shumë lista.
Kësaj here ne do t’i sjellim 6 prej tyre.
Smerald e gjelbër
Sipas, një njoftimi zyrtar të Pantone, një prej parashikuesve më të
çmuar të ngjyrave , ngjyra e vitit për 2013 është ngjyra Smerald e
gjelbër! Kjo ngjyrë thuhet se ngjall gjallërinë e natyrës, ndërsa në të
njëjtën kohë ngjanë me nuancën e ngjyrës së xhevahireve që do të thotë
pasurisë.
Ngjyrë vjollce
Një tjetër nuancë ngjyre e popullore për 2013 është ngjyra jargavan.
Në fakt, nuancat e ngjyrës vjollce janë në shumë lista të parashikimeve
të ngjyrave të vitit, sidomos rekomandohen për hapësirat me ngjyra të
qeta të tilla si dhomat e gjumit .
Në fakt, ka tendenca që vitin e
ardhshëm të jenë mjaftë të popullarizuara edhe përzierja e nuancave të
ngjyrës vjollcë, të cilat i japin hapësirës ndjenjën e thellësisë,
pasurisë dhe e bëjnë atë të duket magjepsëse.
E verdha mustardë
Ngjyra e verdhë vezulluese do të dominojë në shumë dhoma të
dizajnuara në vitin 2013. Me nuanca ngjyrës së diellit dhe me një
shkëlqim të caktuar të artë kjo nuancë miqësore kombinohet edhe me
ngjyra të tilla si mandarinë dhe patëllxhan., duke krijuar atmosferë të
ngrohtë të dhomës, veçmas atyre të ndejës.
E verdha mustardë
kombinohet po ashtu mirë edhe nuanca të ngjyrës kafe dhe ngjyrën e
gjelbër të limonit. Në fakt, ky kombinim i ngjyrave krijon një pamje të
cilësisë së mirë që është e përkryer për hapësira moderne.
E kaltër oqeani
Nuancat e lehta të së kaltrës mund të gjenden shumë lista të
parashikimeve të ngjyrave të vitit. E kaltra kombinohet mirë me nuancat
e saj të lehta dhe të errëta. E kaltra e oqeanit rrinë bukur edhe në
kombinim me të katrën mbretërore, katrën e mbyllët dhe të bardhën
gjallëruese.
Një mur i ngjyros me ngjyrë të kaltër të lehtë
kombinohet mirë me nuancat të ngrohta dhe neutrale siç është ngjyra
kafe e artë e lehtë.
Ngjyrë portokalli
Sipas, Pantone ngjyra e mandarinës ishte ngjyra e vitit 2012. Ajo
pritet që edhe këtë vit të jetë në listën e ngjyrave të popullarizuara!
Në hapësirën e projektuar nga Brendshme Brown Davis, Inc, nuanca është
përdorur në mënyrë strategjike për të nxjerrë në pah një tavan të
ngritur.
Mos harroni përzierjen e këndshme të ngjyrës portokalli me atë rozë dhe kombinimin me ngjyrën kafe.
E hirtë
Ndonëse nuk mund të bien në sy sikur ngjyrat e tjera edhe ngjyrat
neutrale janë të rëndësishme dhe mund të kombinohen mirë. Ngjyra e
hirtë është përfshirë në shumë prej serive të ngjyra këtij viti, sepse
e zbut atmosferën dhe e bënë atë qetësuese si dhe i mbanë nuancat
shumë vezulluese nën kontroll. Për shembull, ngjyra e hirtë kombinohet
mirë me ngjyrën e gjelbër.
Për të sjellë efektin e thellësisë
muret mund të ngjyrosen më ngjyrë të hirtë, e cila kombinohet mirë edhe
me ngjyrën e kaltër mbretërore. /Dukagjini.com
No comments:
Post a Comment