Për 5.000 funte ndoshta do të kishit pritur një ekran më të madh dhe më
të hollë, por ky televizor megjithatë vjen me historinë 75-vjeçare të
emetimit. I krijuar në vitin 1936, Marconi type-702 është televizori më i
vjetër që punon në Britaninë e Madhe. Është blerë për më pak se 100
funte, vetëm tri javë pasi që ka filluar transmetimi televiziv në
Britani, dhe vetëm me një kanal i cili ka emetuar vetëm dy orë program
në ditë, nuk ka pasur nevojë për telekomandë. Ajo çka i mungon
televizorit në pikëpamjen e teknologjisë moderne, kompensohet në
besueshmërinë. Vetëm 30 për qind e komponentëve të tij janë zëvendësuar
gjatë “jetës” së tij dhe atë me pjesë identike. TV tani ka çmimin
fillestar prej 5.000 funtesh, por ekspertët presin që do të arrijë edhe
shumë më shumë.koha.net
No comments:
Post a Comment