Prindërit duhet t’i inkurajojnë fëmijët që ata të flasin hapur me ta
si dhe pa pasur frikë të japin idetë e tyre, nevojat apo frikën që e
kanë para mësimdhënësve, pedagogëve dhe të gjithë të tjerëve që punojnë
në shkollë.
Prindërit duhet të kuptojnë se çfarë pritet në shkollë që fëmija të
mësojë dhe si duhet të sillet fëmija. Kjo do të thotë se prindërit duhet
të bisedojnë me mësimdhënësit, që rregullisht të shkojnë në mbledhjet e
prindërve dhe t’i lexojnë materialet të cilat eventualisht ua dërgojnë
nga shkolla. Kur prindërit e kuptojnë këtë, përmbushni edhe ju ato
pritje – ia sqaroni fëmijës se pse është e rëndësishme që të arrihet ajo
që pritet nga ai të arrihet.
I ndihmoni fëmijët gjatë bërjes së detyrave të shtëpisë dhe i tregoni
se si ta shfrytëzojë kohën që ka në dispozicion në mënyrën më të mirë
të mundshme. Prindërit duhet të kujdesen që fëmija t’i ketë të gjitha
pajisjet që i nevojiten për punë – librat, materialet tjera dhe një kënd
i qetë për të mësuar. Inkurajoni fëmijën që t’i ndihmojë të rriturve –
në shtëpi, shkollë apo në bashkësinë e gjerë – për shembull, që të bëj
punët e lehta të shtëpisë, që të jetë bashkëpunëtorë në bibliotekë, t’i
ndihmojë nxënësit më të vegjël në mësime.
Prindërit duhet të shkojnë rregullisht tek mësimdhënësi që të
bisedojnë rreth notave dhe sjelljen e fëmijës së tij. Prindërit duhet
t’i sugjerojnë mësimdhënësve ndryshime të thjeshta me të cilat ambienti
në shkollë mund të bëhet më i këndshëm – kjo mund të jetë një ekspozitë e
vizatimeve të fëmijëve, apo mundësia që familjet së bashku të
shfrytëzojnë sallën për edukim fizik kur ka termin të lirë./zeri.info/
No comments:
Post a Comment