Drejtor i pezulluar i departamentit të prodhimit të dokumenteve në
MPB, Besnik Berisha, ka thënë se ka dëgjuar se është fajtor nga mediat.
Berisha ka thënë se ministri Rexhepi i ka borxh moral atij. Madje, ai
nuk është pajtuar me ministrin Rexhepi se MPB-ja është e pastër si
loti. Por ai as veten nuk e shehë të pastër si loti.
Berisha ka thënë se është anëtar i PDK-së, por nuk njihet me kryetarin e kësaj partie, kryeministrin Thaçi.
Ai ka thënë se asnjëherë nuk jam ftuar nga policia për intervistë lidhur me këtë skandal.
“Ne ia kemi paguar borxhin austriakëve për prodhimin e pasaportave” ka thënë Berisha në “Interaktiv”.
Avullimi i 1.4 milion euro është faji i austriakëve, sipas Berishës.
Ai ka thënë se nuk e di dhe nuk është interesuar se ku kanë shkuar këto
para.
Madje ai është lavdëruar se ka pas rrogën më të mirë se të gjithë drejtorët tjerë.
E me Natali Velijajn, ai ka thënë se është takuar në Austri dhe ka
thënë edhe njëherë se nuk është i përfshirë në skandalin e pasaportave.
Berisha i ka vlerësuar si të “mëdhenjtë” kur ka folur për zyrtarë më të lartë se ai.
Duke folur për dhënien e tenderëve në Ministrinë e Punëve të
Brendshme, Berisha ka thënë se çdo gjë bëhet ashtu siç thotë ambasada e
Amerikës, duke përmendur ish-ambasadorin Christopher Dell./Indeksonline/
No comments:
Post a Comment