SHBA- Një studim i fundit i publikuar në revistën amerikane “Heart Association” nxjerr fakte të reja mbi konsumimin e duhanit.
Sipas këtij studimi femrat që konsumojnë edhe një cigare të vetme në
ditë, janë dy herë më shumë të rrezikuara se të tjerat nga vdekja e
befasishme.
Në studim morën pjesë më shumë se 101.000 infermiere. Me këtë rast
ishte vërtetuar se duhanpirësit që i konsumojnë cigaret me raste janë më
të rrezikuar nga vdekja e hershme si dhe më të rrezikuar nga sëmundjet e
zemrës, në krahasim me personat që rregullisht konsumojnë cigaren.
Po ashtu është vërtetuar se me ndërprerjen e duhanit, pas disa
vjetësh ky rrezik sa vjen e pakësohet, ka pohuar revista amerikane
“Heart Association”.arenashqip.com
No comments:
Post a Comment