Një djalosh “i mamit”, të cilin e ëma e kishte
lajmëruar në polici si të humbur që nga nata e ndërrimit të moteve,
është lajmëruar shëndosh e gjallë dy ditë pas festës – duke pranuar se
gjatë kësaj kohe kishte qëndruar në shtratin e një femre, të cilën e
kishte njoftuar gjatë natës festive.
Policia ishte vënë në kërkim të djaloshit 20-vjeçar, Dale Rowlinson-Bates, me profesion fotograf, pasi e ëma e tij kishte lëshuar alarm për zhdukjen e tij.
Ai ka qenë duke festuar në Birmingham deri në orët e para të mëngjesit të datës 1 janar, dhe më pastaj ishte ndarë nga shokët e tij për të kaluar kohë me femrën që sapo e kishte takuar, në banesën e saj në po këtë qytet.
Sidoqoftë, kur është kthyer në shtëpinë e tij në Derbyshire, Dale e kishte kuptuar se çfarë telashesh i kishte krijuar nënës së tij Julie, vëllait Kieran, dhe policisë.
Dale u ka kërkuar falje të gjithëve. /Dukagjini.com

No comments:
Post a Comment