Për gjashtë ditë, doganierët e Kosovës që punojnë në pikat
doganore në Bërnjakë dhe Jarinë kanë mbetur në kushte të vështira për
shkak se nuk është arritur të bëhet furnizimi i tyre. Kjo ka ndodhur për
shkak se në këtë rajon ka pasur mjegull, ka shpjeguar për Telegrafin
zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci. “Prej
30 dhjetorit nuk kishte arritur të bëhej furnizimi i këtyre dy pikave,
për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Por, sot në mëngjes
helikopteri është nisur”, ka thënë Stavileci.
Njëri prej doganierëve që punon në Jarinë i ka thënë Telegrafit se
për gjatë ditë doganierët kanë vuajtur nga mungesa e ushqimit dhe e
mjeteve higjienike.
Qarkullimi i doganierëve në dy pikat kufitare në veri bëhet me anë të
helikopterëve, për shkak qarkullimi nëpër rrugët tokësore pamundësohet
për shkak të pengesave që bëjnë banorët serbë, të cilët janë rebeluar
pas aksionit të autoriteteve të Kosovës, i ndërmarrë më 25 korrik të
vitit 2011, i cili kishte për qëllim të vendoste doganierët në këto dy
pika kufitare. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment