Bashkimin e shqiptarëve nuk mund ta ndalë asnjë forcë. Kështu shprehet
në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, veprimtari Adem Demaçi duke
komentuar çështjen e bashkimit kombëtar.
“E shoh si një proces i ligjeve të jetës, i cili gjërat i çon përpara.
Bashkimin e shqiptarëve nuk mund ta ndalë asnjë forcë. Bashkimi i
shqiptarët do të dështonte vetëm sikur shtetet të cilat e copëtuan
korpusin, trupin dhe territorin dhe kombin shqiptar, sikur të mbërrinin
t’i eliminonin shqiptarët, atë nuk arritën ta eliminonin pavarësisht që
kanë pasur deri diku sukses në zvogëlimin e numrit të shqiptarëve dhe
vetë qëndresa e shqiptarëve mbijetesa e shqiptarëve, është faktori
kryesor i cili me kalimin e kohës do t’i çojë në bashkimin kombëtar, po
me anë të futjes në Bashkimn Evropian ku do të krijohet klima që ata të
bashkohen pa e lënduar askënd, pa e shkelur askënd, dhe pa mundësinë që
dikush ta pengojë një gjë të tillë sepse të gjithë do të jemi brenda
BE-së, nën kulmin evropian dhe si të tillë shqiptarët s’do t’i ndalojë
askush që shqiptarët të qarkullojnë lirisht, të punojnë lirisht, të
krijojnë ide, të marrin kredi, të keni bashkëpunim edhe me njëri-tjetrin
, po edhe nga bota tjetër që dëshiron të na ndihmojë”, ka thënë Demaçi.
Sa
i perket dialogut me Serbinë ai shprehet se se sikur të ishte vetëm një
bisedim që do të bëhej ndërmjet palës serbe dhe palës kosovare do të
ishte skeptik, sepse serbët nuk kanë ndërmend të bëjnë ndonjë
marrëveshje, ndonjë stabilizim, se nuk është qëllim i tyre të
stabilizojnë, por të destabilizojnë. /radiostar/
No comments:
Post a Comment