Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu,
nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të tij në krye të partisë.
Ai për gazetën “Epoka e re” ka thënë se është për procese normale
politike dhe për ta lëshuar vendin ata që politikën e përdorin për të
realizuar privilegje dhe influencë jolegjitime.
“Unë jam pjesë e LDK-së dhe nuk më ka shkuar mendja asnjëherë të
largohem. Synimi im kryesor është që LDK-ja ta ketë rolin që e meriton.
Nuk jam i pajtimit që LDK-ja të dalë në një situatë të aktivizimit të
momentit. Pra, të jetë mulli në pus, siç thotë populli, e pas shterimit
të tij të mos ketë ecje të mëtejme. Qasja ime është ofrimi i të gjithë
potencialeve të nevojshme që i ka LDK-ja. Veprimi im është ofruar, nuk
është qasje që vjen nga rruga”, ka thënë Sejdiu./Indeksonline/
No comments:
Post a Comment