Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka pezulluar për një
muaj, përkatësisht deri më 31 janar të vitit 2013, zbatimin e neneve 18,
19, 41 dhe 60 të Ligjit për shëndetësinë, i cili është miratuar nga
Kuvendi i Kosovës më 13 dhjetor 2013, raporton Koha.
“Gjykata, në pajtim me nenin 116 (2) të Kushtetutës dhe në pajtim me
nenin 27 të Ligjit, më 24 dhjetor 2012, njëzëri vendosi që të lejojë
masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 31 janar 2013, prej ditës së
miratimit të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese
dhe kërkohet që të pezullohet menjëherë zbatimi i neneve 18, 19, 41
dhe 60 të Ligjit për Shëndetësi. /Indeksonline/
No comments:
Post a Comment