SHBA - Një meteorit, 2,1 miliardë vite i lashtë, i
zbuluar kohët e fundit në Afrikën e Veriut ndryshon nga të gjithë ata,
që janë gjetur deri tani pasi është i pasur me ujë, bënë të ditur burime
nga NASA.
“Shkëmbi bazaltik, një llavë e ngurtësuar që përbën këtë meteorit,
është i ngjashëm me përbërjen e kores së Marsit”, – deklaroi Carl Agee,
nga Universiteti i Nju Meksikos, në jugperëndim të SHBA-së.
“Meteoriti, që përmban rreth 10 herë më tepër ujë se të tjerët të
njohura me prejardhje nga Marsi, të bën të mendosh se gjendej në
sipërfaqen e Marsit 2,1 miliardë vite më parë”, – theksoi Agee.
“Meteoriti i quajtur NWA (Northwest Africa) 7034 dhe me nofkën ‘Black Beauty’, peshon 320 gramë”, – shtoi Agee.
“Meteoriti na jep gjithashtu një pamje të sipërfaqes së lashtë dhe
kushteve të mjedisit në Mars si asnjëherë tjetër”, – u shpreh
shkencëtari.arenashqip.com
No comments:
Post a Comment