Londër, 4 janar – Në kundërshtim me mendimin e përhapur që thithja e
duhanit liron nga stresi, shkencëtarë kanë zbuluar se ish-duhanxhinjtë
në fakt janë më pak nervozë sesa ata persona që ende konsumojnë cigare.
Çdo i pesti duhanxhi pohon që thith tymin e cigares për të qenë
më pak nervoz, por nga vështrimi shkencor kjo nuk ka kurrfarë efekti.
Shkencëtarët
kanë matur nivelin e shqetësimeve te 500 duhanxhinj, nga të cilët disa e
kishin lënë duhanin, kurse të tjerët përpiqeshin pa sukses ta bëjnë
këtë.
Rreth 70 për qind e duhanxhinjve që kanë pasur sukses
t’ia dalin ta lënë duhanin për gjashtë muaj, kanë deklaruar se janë
ndier shumë më të relaksuar pa thithejn e tymit të duhanit.
Për
dallim nga këta, ata të cilët kanë provuar ta lënë duhanin por nuk ia
kanë dalë, kanë deklaruar se janë në stres edhe më të madh sesa përpara.
“Mendimi i rrënjosur që cigaret të ndihmojnë të relaksohesh
tingëllon bindshëm, por është krejtësisht i pavërtetë. E vërtetat është
krejtësisht e kundërt”, kanë thënë hulumtuesit e Universitetit të
Oxfordit për gazetën londineze Daily mail. koha.net
No comments:
Post a Comment