SARAJEVË- Dy motra boshnjake, të cilat kishin humbur
kontaktet para 72 vitesh, u takuan për herë të parë që prej Luftës së
Dytë Botërore, falë “Facebook”-ut, edhe pse ato kishin jetuar gjatë
gjithë kësaj kohë vetëm 200 kilometra larg nga njëra-tjetra, bënë të
ditur sot burime mediatike vendase.
“Hedija Taliç, 82 vjeç dhe motra e saj Tanija Deliç, 88 vjeç, u
takuan pak ditë më parë për herë të parë që nga viti 1941″, theksuan
burimet mediatike vendase.
Taliç, e cila ishte 11 vjeçe në atë kohë dhe mbante mbiemrin e
familjes Budimliç, humbi kur familja e saj u largua nga vendlindja në
veriperëndim të Bosnjës në fillim të Luftës së Dytë Botërore.
“Pas luftës, më tregonin se familja ime ishte vrarë, të tjerë më
tregonin se kishte shkuar në SHBA. I humba të gjitha shpresat”, deklaroi
ajo për mediat.
Më pas, ajo u zhvendos në rajonin e Tuzlës, në verilindje të vendit,
ndërsa motra e saj jetonte në veriperëndim të Bosnjës, rreth 200
kilometra larg saj. Të dy motrat u takuan falë “Facebook”-ut./BalkanWeb
No comments:
Post a Comment