SHBA- Grupi i hackerave Anonymous ka qartësuar që nuk
ka plane për t’u larguar gjatë vitit 2013. Ky grupim bëri një deklaratë
gjatë fundjavës që paralajmëroi botën: “Na prisni në 2013-ën”. Së bashku
me deklaratën, grupi krijoi një video që paraqet fushatat e veta të
kryera gjatë vitit 2012.
Videoja paraqet hollësitë e ndaljes
jashtë përdorimit të përkohshëm të faqeve të Departamentit Amerikan të
Drejtësisë, FBI-së, Universal Music dhe Shoqatës Amerikane për Fotografi
Lëvizëse në shenjë proteste për padinë e qeverisë amerikane kundër
faqes së popullarizuar për shpërndarje të skedarëve, MegaUpload.
Videoja
paraqet po ashtu fushatën e Anonymous kundër webfaqeve të qeverisë
siriane për shkak se qeveria dyshohej se kishte bërë ndërprerjen e
internetit, së bashku me “luftën kibernetike” kundër qeverisë së
Izraelit në shenjë proteste për sulmet e qeverisë në Gaza.
Grupi
paraqet po ashtu hackërimin e vet të bërë në webfaqen e Kishës Baptiste
Westboro si reagim ndaj planeve të diskutueshme nga kisha për të
kunjëzuar funeralet e atyre që u masakruan në shkollën fillore në
Newtown, Conn. “Operacionet që janë të listuara në video janë vetëm
shembuj, ka shumë më tepër operacione”,- shkroi Anonymous në një
deklaratë.
(BalkanWeb)
No comments:
Post a Comment