Një 17-vjeçare ka mundur t’ju vjedh
prindërve të saj 4 milionë lekë të reja dhe 88 mijë franga zvicerane për
të siguruar një jetesë më të mirë me partnerin që bashkëjetonte.
Policia e Durrësit ka arritur të zbardhë skemën e vjedhjes së lekëve
nga banesa e familjes Buziu nga vajza e tyre Fatma.
Dy ditë më parë kryefamiljari ka bërë
denoncimin për zhdukjen e plot 4 milionë lekëve të reja dhe 88 mijë
franga zvicerane, të cilat e motra, rezidente në Zvicër ia kishte
dërguar për t’i ruajtur. Pas hetimeve policia zbulon se vjedhja ishte
kryer pikërisht nga vajza e familjes, Fatma Buziu, 17 vjeçe .
E gjithë skema e vjedhjes së parave
është shënuar brenda 6 muajsh Korrik- dhjetor 2012. Vajza 17 -vjeçare
bashkëjetonte me një shok të sajin dhe në shtëpinë e prindërve shkonte
për t’i ndihmuar në punët e shtëpisë. Vajza mesa duket kishte zbuluar
vendin ku i ati linte lekët e së motrës dhe herë pas here nxirrte nga
një shumë të mirë parash dhe franga zvicerane jashtë.
Ndërkohë që nga prindërit është vënë re
se çifti i ri kishte përmirësuar nivelin e jetesës më shumë se sa të
ardhurat që ata mund të siguronin. Kjo ka bërë që babai të dyshonte dhe
të përmendte dhe emrin e vajzës dhe të djalit që bashkëjetonte në
polici. Më pas forcat blu zbuluan skemën e vjedhjes me anë të mashtrimit
dhe kanë ndaluar 17-vjeçaren.
Policia ka zbuluar se 17-vjeçarja paratë
e grabitura i ka përdorur për t’i blerë të dashurit makinë dhe për të
festuar ndërrimin e viteve. Babai i saj thotë se paratë ishin të motrës
së tij emigrante në Zvicër, e cila ia dërgonte atij paratë për t’i
ruajtur. Nga shumë e grabitur prej 4 milionë lekë dhe 88 mijë franga, në
momentin e arrestimit asaj i janë gjetur vetëm 600 mijë lekë duke thënë
se të tjera i kishte shpenzuar.
/Shekulli Online/
No comments:
Post a Comment