SHBA - Një person i armatosur ka vrarë
tre persona në një shtëpi në Aurora, Kolorado. I armatosuri është vrarë
nga oficerët e policisë, raporton “Denver 9 News.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të
mëngjesit me orën lokale. Policia ka mbajtur të bllokuar në shtëpi për
rreth gjashtë orë të armatosurin. Oficerët kanë tentuar të negociojnë me
të me megafon. Pas dështimit të negociatave policia ka hyrë me forcë në
banesë.
Ende nuk bëhet i ditur emri i viktimës
dhe mosha e tij. Shumë shtëpi pranë vendngjarjes u evakuuan. Në korrik
të vitit të kaluar në Aurora ndodhi një masakër në një kinema ku mbetën
të vrarë 12 persona.
Washington Post raporton se tre persona
ishin vrarë para se policia të mbërrinte në vendngjarje ndërsa një i
pestë ka mundur t’i mbijetojë sulmit me armë. Ndërsa i armatosuri ka
mbetur i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me oficerët e policisë.
/Shekulli Online/
No comments:
Post a Comment