Këngëtarja, Kelly Clarckson, një muaj më parë u fejua me, Brandon
Blackstock dhe para se ajo të lidhjes me të, kishte kaluar disa vite si
beqare.
E tërë kjo kishte nxitur spekulime se, ajo është lesbike e një gjë të
tillë e ka mohuar vetëm së fundmi duke ironizuar me këto thashetheme e
duke thënë madje si me shaka se, atë e tërheqin vetëm vajat e nxehta.
“Njerëzit mendojnë...Oh, ajo ka qenë beqare për një kohë të gjatë. Nëse
je e vetme për një kohë nuk do të thotë që je lesbike. Nëse do isha
lesbike do të ndihesha shumë me fat por nuk jam”, ka thënë këngëtarja
për revistën, “Comsmopolitan”.
Faktin që ajo ka qenë e vetme për disa vite këngëtarja e ka arsyetuar
duke thënë që, djemtë nuk i kanë kërkuar të dalin me të dhe është dashur
një kohë deri sa ajo ta takojë Brandon./Indeksonline/
No comments:
Post a Comment