Në skandalin e pasaportave që u keqpërdorën mbi 1.4 milion euro, tani po përmendet edhe emri i kryeministrit, Hashim Thaçi.
Burimet e Indeksonline në EULEX, të afërta me rastin që është duke u
hetuar, kanë bërë të ditur se Natalije Velijaj, e arrestuar për këtë
rast, ka përmendur vetëm emrin e njërit prej zyrtarëve të Ministrisë së
Punëve të Brendshme të përfshirë në aferë.
Velijaj drejton “gishtin” kah Drejtori i Departamentit për Prodhim të
Dokumenteve, Besnik Berisha. Ajo në deklaratën dhënë para prokurorëve
të EULEX-it, ka thënë se Besnik Berisha i ka kërkuar asaj para në emër
të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Avokati i Velijajt, Tomë Gashi, ka thënë se emrat do të mbesin
konfidencial, pasi që kështu është dhënë urdhër nga Prokuroria, në
mënyrë që mos të ketë dëmtim të procesit.
“Nuk do të behën publik emrat, sepse kështu ka urdhëruar prokurori
paraprak. Kjo do të paraqiste edhe vepër penale”, ka thënë avokati
Gashi, pas përfundimit të dëshmisë së klientes së tij.
E derisa afera me pasaporta ende nuk është zbardhur, Ministria e
Punëve të Brendshme ka marrë vendim për shkarkimin nga pozita e
Këshilltarit Politik të MPB-së, Sedat Gashin dhe pezullimin nga puna me
pagesë, të KryeshefitEkzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim
Camaj dhe drejtorin e Departamentit për Prodhim të Dokumenteve, Besnik
Berisha.
"Pezullimi i këshilltarit Gashi, është bërë për shkak të
mospërmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive si Këshilltarë Politik,
ndërsa për zyrtarët, Camaj dhe Berisha për shkak të keqmenaxhimit dhe
marrëdhënieve të këqija ndër njerëzore me stafin", thuhej në një njoftim
të MPB-së.
Ndryshe, 1.4 milion eurot e destinuara për prodhimin e pasaportave
biometrike kosovare, por që “humben” rrugën , duke mos shkuar në
kompaninë austriake “Österreichische Staatsdruckerei”, por në
xhirollogari të shtetases gjermane, Natali Veliaj, ka bërë që të
vështirësohet rruga drejtë liberalizimit të vizave./Indeksonline/
No comments:
Post a Comment