Aktori i njohur francez, Gerard Depardieu ka marrë nënshtetësinë ruse
nga presidenti Vladimir Putin. Lajmi është konfirmuar nga një
komunikatë e Kremlinit, sipas së cilës, kreu i shtetit i ka dhënë
nënshtetësinë ruse aktorit me famë botërore.
Ylli i kinemasë franceze, kishte filluar një betejë kundër taksave tepër
të larta në Francë dhe pati kërcënuar se do të hiqte dorë nga
pasaporta franceze në shenjë proteste. Por super taksa e propozuar nga
presidenti Hollande, që parashikon 75 % për këdo që fiton mbi 1 milion
euro, pak ditë më parë u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Parisit.
Pavarësisht kësaj, Gerard Depardieu, i cili tashmë banon në Belgjikë,
deklaroi se ky vendim nuk ndryshonte gjë për vendimin e tij, për të
jetuar jashtë Francës. /Indeksonline/
No comments:
Post a Comment