Femrat që "mesatarisht" konsumojnë cigaren, madje edhe ato femra
që brenda ditës konsumojnë një cigare të vetme, sipas një studimi dy
herë më shumë janë të rrezikuara nga vdekja e befasishme. Hulumtimi
ishte kryer gjatë tri dekadave në të cilin hulumtim kishin marrë pjesë
më shumë se 101.000 infermiere. Me këtë rast ishte vërtetuar se
duhanxhinjtë që mesatarisht i konsumojnë cigaret janë më të rrezikuar
nga vdekja e hershme si dhe më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, në
krahasim e personat që rregullisht e konsumojnë cigaren.
Po ashtu ishte vërtetuar se me ndërprerjen e duhanit, pas disa vjetësh
ky rrezik sa vjen e pakësohet, ka pohuar revista amerikane "Heart
Association".
Pasi që ishin marrë parasysh të gjithë faktorët e rrezikshëm, si
shtypja e lartë e gjakut, niveli i lartë i kolesterolit dhe sëmundjet
trashëguese të zemrës, dr. Rupinder Sanohu dhe kolegët e saj kanë
zbuluar se femrat që brenda ditës konsumojnë rreth 14 cigare, dy herë më
shumë janë të rrezikuara nga vdekja e befasishme. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment