Drita D’Avanzo, është një nga emrat e njohur në televizionin amerikan, si pjesë e reality show ''Mob wives''.
Ajo do të shfaqet edhe në sezonin e tretë të kësaj shfaqje, qe përcjell
jeten e femrave, pasi burrat ose babatë e tyre janë arrestuar dhe
burgosur për lidhje me mafian.
Nga reklama, sezoni i ri i "MobWives", që fillon me 6 janar, duket
edhe më interesant se të shkuarit. Grave të mafiozëve i shtohet dhe një
personazh i ri që me sa duket do të krijojë shumë dramë.
Drita është lindur dhe rritur në Amerikë, por prindërit i ka shqiptarë.
Ata janë njohur me njëri–tjetrin në Itali, prej nga janë shpërngulur
drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe janë martuar.
Në një nga intervistat e saj të mëhershme, Drita ka thënë që shpreson
se shumë shpejt do të vizitojë Shqipërinë, pasi gjithmonë ndihet krenare
me prejardhjen e saj shqiptare. /Indeksonline
No comments:
Post a Comment