Në një shkrim, publikuar në faqen zyrtare, partia greke "Agimi i
Artë" reagon pas kërkesës së partisë "Aleanca Kuqezi" për largimin nga
Shqipëria të kryepeshkopit Anastas. Me një gjuhë të ashpër, shqiptarët
cilësohen “një komb kaçakësh” që kërcënon kryepeshkopin Anastas, duke
përfituar nga dobësia dhe disfatizmi i Athinës dhe bëjnë kërkesa të egra
dhe të pabaza për Çamërinë. “Sigurisht nuk mund të presim
më shumë nga një komb si shqiptarët, që janë krijuar nga italianët dhe
që mbahen nga sionistët amerikanë. Mjafton një teshtitje e Greqisë, që
goja e tyre të mbyllet. Shqiptarët janë mbeturina të perandorisë osmane
në tokën ilire dhe nacionalistët grekë do të vendosin rendin në tokën e
lashtë greke të Ilirisë”, thuhet në shkrim, transmeton BW.
Sipas, "Agimit të Artë", në luftën italo-greke të vitit 1940, kur
ushtria greke çliroi Epirin e Veriut, shqiptarët dezertuan dhe u
shmangën nga betejat, ndaj ata nuk kanë me se të mburren, ndërsa grekët
po.
"Agimi i Artë" përfundon duke paralajmëruar se së shpejti kjo parti do të ketë degë të saj në Delvinë, Himarë, Korçë e Tepelenë.
Partia neonaziste greke thekson se nuk ka asgjë të përbashkët me partinë shqiptare “Aleanca Kuqezi”. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment